VIDEO/ Tentoi t’i vidhte celularin të moshuarit, 17-vjeçari tërhiqet zvarrë nga autobusi, humb jetën

Një 17-vjeçar ka humbur jetën, pas përpjekjes për t’i marrë celularin një 71-vjeçari në Brazil. I mituri u tërhoq zvarrë nga një autobus gjatë përpjekjes për t`u arratisur.

Në videon e postuar në X, shihet 17-vjeçari teksa i afrohet të moshuarit, i cili po fliste në celular në një rrugë në Sao Paulo të premten.

Në një moment 17-vjeçari shkon drejt të moshuarit, i kap celularin dhe largohet me vrap.

Mirëpo, adoleshenti nuk e vuri re është se në rrugën që tentoi të arrestisej, po kalonte autobusi.

Siç shihet edhe në video, drejtuesi i autobusit nuk ka pasur kohë të frenojë pasi i riu është hedhur në rrugë duke shkaktuar lëndime fatale.

Sipas informacioneve, 17-vjeçari është dërguar në spital, pasi është marrë me vete dhe aty ka dhënë frymën e fundit për shkak të plagëve të rënda.