Pse vipat e huaj po heqin dorë nga botoksi dhe fillerat?!

Gjithnjë e më shumë vipat amerikanë po i kthehen pamjes natyrale. Shumë prej tyre që dikur kishin aplikuar në fytyrë filler, po i heqin tashmë duke iu kthyer natyralitetit. Pavarësisht dëshirës për të pasur gjithmonë një pamje të re, shumë të famshëm po guxojnë të heqin botoksin e aplikuar vite më parë.

Kristin Davis hoqi botoksin në buzë. Tashmë ajo duket më natyrale. Pasi aplikoi botoks në buzë në 2021 aktorja 59-vjeçare u përball me shumë kritika por argumentoi se është e vështirë për figurat e njohura të cilat publiku gjithmonë i krahason me daljet e tyre të para, duke vënë në dukje se sa shumë kanë ndryshuar me moshën. Tani edhe pa botoks, Davis duket yll.


Shtuar 21.07.2024 12:41