Demokratët në udhëkryq/ Kamala Harris favorite, por askush nuk e di rrugën e procesit

Në Shtetet e Bashkuara java e ardhshme pritet të jetë vendimtare sa i përket kampit te demokratëve. Mbi Joe Biden, tysnia është duke u rritur dita ditës për tu tërhequr, ndërsa Kamala Harris po shihet si favorite. Por askush nga demokratët nuk e di procesin sesi mund të zëvendësohet kandidatura e Bidenit në këtë pikë!

Askush nuk e di saktësisht se cili do të ishte procesi i zgjedhjes së një kandidati të ri nëse Joe Biden do të tërhiqej nga gara, por shumë demokratë thonë se ky proces ka më shumë gjasa se kurrë të përfundojë shpejt me Zëvendës Presidenten, Kamala Harris si të nominuar.

Sipas CNN bisedat jozyrtare rreth asaj se si do të luhej një luftë për të zëvendësuar Bidenin në krye të demokratëve, janë ndezur për javë të tëra në prapaskenë. Por pasiguria rreth procesit ka qenë aq e paqartë saqë u është thënë shumë demokratëve, madje edhe atyre me shqetësime serioze për Biden-in të ndalojnë për të dalë kundër kandidaturës së presidentit, duke pasur parasysh se ajo që vjen më pas mund të jetë edhe më e rrëmujshme.

Sondazhet e brendshme që tregojnë se Harris do të ishte të paktën më e dobishme për të rritur entuziazmin demokrat.

Shumë anëtarë demokratë të Kongresit që kanë bërë thirrje që Biden të largohet, refuzuan të përgjigjeshin për CNN nëse Harris duhet të jetë e nominuar.

Por tek java që po vjen është kritike për Biden dhe demokratët zërat që ai të tërhiqet nga gara për shkak të moshës janë shtuar ndjeshëm që kur debate presidencial me Donald Trump rezultoj fatal.

Disa nga donatorët me dollarë të mëdhenj të Partisë Demokratike kanë ngritur alarmin për performancën e dobët të Bidenit në debatin presidencial të muajit të kaluar dhe ai përballet me thirrje në rritje nga zyrtarë të zgjedhur për të hequr dorë nga oferta e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Fushata e Biden rriti shpenzimet e saj në qershor, tregojnë dosjet e reja me Komisionin Federal të Zgjedhjeve, Biden shpenzoj në qershor 59 milionë dollar ndërsa Trump vetëm 10 milionë dollar.


Shtuar 21.07.2024 11:42