Bellingham drejt aventurës së re, ylli anglez pranë kalimit në Serie A

Jobe Bellingham është shumë pranë transferimit në kampionatin italian. Vëllai i yllit të Real Madrid, Jude Bellingham është shumë pranë transferimit te Lazio.

Klubi italian është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e Bellingham.

Ky i fundit ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Sunderland në Championship, për të nisur një të re në kryeqytetin italian.

Drejtuesit e Lazios e shohin Bellingham si përforcim ideal. 18 vjeçari mund të luajë në rolin e fantazistit, sulmuesit të krahut dhe atij kryesor.

Në këtë mënyrë, me 15 milionë euro, Lazio do të përforconte disa reparte.


Shtuar 15.07.2024 18:27