Dea Mishel vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e saj verore

Dea Mishel kohët e fundit nuk ka ndalur me paraqitjet e saj në bikini dhe në rroba tejet të lezetshme verore.

Influencuesja, e cila ka një stil të veçantë që i shkon shumë personalitetit të saj të mrekullueshëm, vazhdimisht po befason fansat e saj me disa imazhe mbresëlënëse.

Bukuroshja ndan momente nga pushimet e saj në llogarinë e saj në Instagram dhe duket që admiruesit për të, vetëm sa vijnë e rriten.

Dea, në fotografitë e fundit, ka treguar figurën e saj natyrale dhe të mrekullueshme në bikini të zeza.

Ajo pozoi në ujë dhe në disa fotografi të tjera pranë një shpelle, duke shtuar edhe një kapele dielli.


Shtuar 12.07.2024 18:32