Agravon situata/ Protestuesit te Bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

Pas kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur te Bashkia e Tiranës, aty ku kanë protestuar prej më shumë se 14 javësh.

Edhe te godina e bashkisë, protestuesit nuk kanë kursyer hedhjen e molotovit, ku dritaret e institucionit u përfshinë nga zjarri.

Policia e cila u vendos gardh para godinës, ndërhyri menjëherë në fikjen e zjarrit.

Protesta tashmë vijon para Bashkisë së Tiranës.


Shtuar 11.07.2024 22:13

Tags: ,