Holanda e Anglia u ndanë baras pas 45 minutëshit të parë në gjysmëfinalen e dytë të “EURO 2024”.
Të parët në epërsi në ndeshjen e sontme dolën holandezët me anë të Xavi Simons në minutën e 7-të të ndeshjes.
Më pas, Anglia e mori krejtësisht lojën e dorë dhe përmes një penaltie diskutabile shënoi Harry Kanë në minutën e 19-të të takimit.
Kombëtarja angleze pati edhe disa raste të tjera, por që nuk arriti të shënojë më në pjesën e parë. /GazetaExpress.