Makina humb kontrollin në Devoll, raportohet për 5 të plagosur

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të dielë. Mësohet se aksidenti i radhës ka ndodhur në Devoll, pranë fshatit Progër. Sipas raportimeve drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Më tej bëhet me dije se për shkak të aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona.Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 7.07.2024 22:41