Ku e kemi parë më parë idenë e podkastit të Orinda Hutës?

Orinda Huta ka zbuluar projektin e saj më të ri.

Ajo ka njoftuar se së shpejti do të sjellë podkastin e saj të parë, të titulluar “MAM”. Siç kuptohet nga titulli, ky podkast do të jetë një hapësirë për nënat, të cilat do të ndajnë eksperiencat e tyre për të ndihmuar nënat e tjera.

Kjo risi në vendin tonë me siguri do mirëpritet nga nënat, të cilat do duan të dëgjojnë eksperiencat mbi rritjen e fëmijëve. Mirëpo, ky podcast na kujton atë të Diletta Leotta, moderatores së njohur italiane.

Ideja e Orindës duket se ka ardhur pikërisht nga ky podcast i njohur, pasi emri dhe stili i studios ngjajnë shumë.

Gjithsesi, ideja është diçka e re për vendin tonë e me siguri do pritet me krahë hapur!


Shtuar 27.06.2024 12:54