Parashikimi i motit 27 Qershor 2024, vranësira dhe kthjellime

Vendi ynë, do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndimdhe pjesërisht në perëndim të vendit.

Gradualisht në orët e mesditës, reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 29°C

në zonat e ulëta 18 deri 33°C

në zonat bregdetare 21 deri 32°C


Shtuar 27.06.2024 07:58