Vuçiç: Ndoshta e kam fyer Kurtin, por nuk jam penduar!

Një ditë pas takimit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me takimin që ishte zhvilluar mes tij dhe Kurtit.

Vuçiç gjithashtu ka komentuar reagimin e tij ndaj pyetjes së Kurtit se kur do ta njohë Kosovën, duke thënë se mbase nuk duhej të kishte reaguar shut, por shtoi se as nuk është penduar.

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”.

Vuçiç më tej  ka përmendur marrëveshjen e propozuar të Kurtit për paqen mes dy shteteve, por që, sipas tij, një marrëveshje të tillë mund ta nënshkruajnë vetëm dy shtete të pavarura.

“Nuk është mirë për ne sepse kjo mendjelehtësi mund të çojë në një përshkallëzim të situatës në Kosovë. Unë e di se sa njerëz të papërgjegjshëm ka në Prishtinë e të cilët mund të bëjnë lloj-lloj mrekullish. Andaj unë i bëj lutje bashkësisë ndërkombëtare që të kujdesen që të mos ndodhin incidente”, tha ai./albeu.com