Vrasja e çiftit Pasho, flet për herë të parë djali dhe zbulon lidhjen e ish-të dashurës: Kishin mijëra euro me vete!

Për herë të parë ka folur për ngjarjen makabre, fjali i çiftit Pasho të cilët u gjetën të vrarë e të copëtuar në 4 valixhe.

Taulant Pasho ka deklaruar se prindërit e tij mbanin me vete një shumë parash, që arrinte në disa dhjetëra, mijëra euro. Me zhdukjen e çiftit janë edhe paratë ishin zhdukur në mënyrë misterioze.

Pasho ka thënë se disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, ka marrë nga Elona Kalesha një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro.

Taulant Pasho, 33 vjeç, i dëgjuar në burgun Como ku ai po mbahet për një tjetër akuzë, gjithashtu i ka dhënë përgjigje një sërë pyetjeve që i janë bërë në lidhje me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha, e cila u hetua me të për vdekjen e çiftit së bashku me vëllain e saj Denis Kalesha.

Ai ka thënë se ka marrë përsëri nga Elona Kalesha, disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro.

Kujtojmë se eshtrat e çiftit shqiptar u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në buzë të një toke ngjitur me burgun Sollicciano, por ende nuk ka një autor të arrestuar. /albeu.com/

 

 

Shtuar 16.06.2021 14:20