Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, në një konferencë për mediat, Gazment Bardhi, është pyetur se cila do të ishte lëvizja e Partisë Demokratike nëse Berishës do t’i hiqej mandati.
Gjithashtu, Bardhi u shpreh se Berisha ka qenë aktiv si deputet edhe pse ka qenë nën masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe unë nuk shoh asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin e tij, u shpreh ai.
Më tej, Bardhi pretendoi se do të ketë verifikim pasi qeveria ka nisur të intimidojë punonjësit e administratës për të deklaruar votat për PS, gjë që e lidh edhe me Reformën Zgjedhore për të cilën shprehet se po e mbajnë të bllokuar, pasi që të zhvillohet duhet të mos indtimidosh, u shpreh Gazmend Bardhi.
Bardhi: ‘‘Unë nuk shoh asnjë rrezik për mandatin e Berishës, nuk shoh rrezik në asnjë aspekt as në atë ligjor, sepse Sali Berisha ka qenë aktiv si deputet i Partisë Demokratike edhe pse ka qenë në arrest shtëpie.
Teksa nga ana tjetër kanë nisur intimidimet për punonjësit e administratës, ata që detyrojnë të deklarojnë votat jo vetëm personalet por edhe të familjarëve.
Ndërkohë që ne kemi ngritur edhe një çështje për hetim dhe verifikim, është një ligj korruptiv që u votua nga ata në Parlament, ligj për shkëmbimin e pronës shtetërore mes shtetit dhe privatit.
Ka nisur skema korruptive e shitjes së këtyre pronave shtetërore dhe duhet të verifikohet kush qëndron pas projekteve të tyre, si ajo e ATSH, e tatimeve apo e parkut të Kuvendit të Shqipërisë.
Pronat e shqiptarëve janë duke iu dhënë të afërmve të qeveritarëve dhe kuvendi është kthyer në një noter.
Bëhet fjalë për pronat e shqiptarëve
Gjithashtu ka pasur diskutime edhe për Reformën Zgjedhore që çështjet të shkojnë përpara ka një vullnet të PS që nuk është dakord se do duhet mos intimidosh punonjësit.
Ai që vjedh zgjedhjet nuk ka interes për reformën.
Afati nuk ka qenë 1 korrik, puna është e bllokuar dhe afati është i lëvizshëm
Uroj që ata të largohen nga bllokimi për çështjen e reformës’’, u shpreh Gazmend Bardhi.