Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm në NATO, Mark Rutte.
Osmani përmes një postimi në platformën X ka shkruar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.
Ajo po ashtu tha se bashkëpunimi i fortë me NATO-n do të vazhdojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm Rutte.
“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në X.