““Mos më kërko të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit”, Xhensila mesazh Besit me këngën e re? (FOTO)

Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për lansimin e projektit të saj më të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës.

Të lidhura

None found

“A ca po vjen, ca po vjen”, shkroi këngëtarja në postimin e saj në ‘InstaStory’.

Për më tepër, ajo që pikasi vëmendjen e të gjithëve ishte teksti i këngës së saj të re që dukej mjaft pikant.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti i këngës që do të sjellë Xhensila.

Disa mund të spekulojnë se me këto fjalë mund të ketë thumbuar Bes Kallakun, duke qenë se për muaj çifti spekulohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Madje, javë më parë u raportua se dyshja kanë filluar procedurat për divorc.


Shtuar 20.06.2024 13:52