Paul Pogba ka folur për fitoren ndaj Gjermanisë, të cilën njëkohësisht u shpall edhe lojtar i ndeshjes.
Pogba në një intervistë pas takimit theksoi se atij nuk i intereson që u shpall lojtar i ndeshjes, pasi ai nuk mund t’ia dilte pa shokët e skuadrës.
28 vjeçari tha se Franca tani duhet të përmbushë pritshmëritë e njerëzve pasi ata hyjnë në këtë Kampionat si Kampionë Bote.
“Paraqitja e skuadrës është më e rëndësishmja, pa shokët e skuadrës, unë nuk do të mund të luaja mirë, të gjithë u angazhuam për këtë ndeshje”, tha ai.
“Gjatë pjesës së dytë, Franca pati dy mundësi të mira përmes kundërsulmeve. Ata mund ta humbnin ndeshjen lirisht 3-0, ndërsa Mbappe ishte fantastik sonte”, shtoi ai.
“Ishim të fokusuar të bënim punën tonë në fushë, e dimë që duhet të përmbushim pritshmëritë si Kampionë Bote dhe të luajmë me përulësi”, tha Pogba.
“Kur vuajmë, vuajmë së bashku, kur sulmojmë, sulmojmë së bashku. Ne e dimë çfarë do të thotë ndeshja e parë, mendoj se sot bëmë një paraqitje që i frikëson kundërshtarët”, përfundoi Paul Pogba.