Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ku është përfshirë një autor 19-vjeçar me origjinë greke Christos Alexandros Themelis Jr, ka ekzekutuar prindërit e tij në shtëpinë e tyre dhe ka qëlluar një oficer policie, ndërsa sherri është regjistruar nga kamera e trupit të Policisë.
Sulmuesi fillimisht qëlloi për vdekje babanë e tij 51-vjeçar, Christos Byrons Themelis brenda shtëpisë së tyre dhe më pas nënën e tij 48-vjeçare Rebecca Ann Themelis në bar, në oborrin e përparmë, përpara policisë.
Thirrja në 911 (veprim i menjëhershëm) është bërë nga nëna e babait.
Është tipike se teksa ajo po fliste me policin në anën tjetër të linjës, nga brenda janë dëgjuar të shtëna.
Ndërsa nëna ishte në oborr, djali e goditi pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës, ndërsa ajo ishte ende duke folur me policinë.
Me të mbërritur në vendngjarje policia nuk ka nguruar t’i qëllojë.
Në shkëmbimin e zjarrit, polici 26-vjeçar Shane McGough u qëllua në këmbë, ku kolegët i dhanë ndihmën e parë duke i bllokuar gjakderdhjen dhe e çuan në një spital lokal.
“Unë u godita”, dëgjohet duke thënë McGough në video, i dërrmuar nga dhimbja.
Ndërkohë 19-vjeçari Themelis, u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit nga policët e tjerë dhe ai i plagosur rëndë, u fut sërish në shtëpi.
Ekipi SWAT i Sherifit, hyri në shtëpi pak më vonë dhe gjeti Themelis dhe babanë e tij të vdekur nga plagët me armë zjarri.
Thuhet se Themelis ka vdekur nga plagët që ka marrë në përleshje.
Ndërsa polici i plagosur ndodhet në gjendje stabile.
Ai iu nënshtrua një operacioni të dielën në mëngjes për të hequr plumbin nga këmba e tij.
“Si kishte akses në çfarëdo lloj arme zjarri që të mund të kryente këtë lloj dhune këtu sonte”?- pyeti Sherifi, duke e quajtur sulmuesin “përbindësh”, pasi siç doli, për shkak të incidenteve të mëparshme, atij i ishte ndaluar të posedonte armë.