I arratisuri dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski, duke iu përgjigjur kritikave të ish-ministres Gordana Jankuloska, zbuloi se plani për arratisje në Hungari ishte bërë edhe para se PSP të ngrinte akuzat në vitin 2016. Ai gjithashtu zbuloi se është diskutuar për strehimin e Jankulloskës dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë atje.
– Diku përpara se PSP të ngrinte akuzat e para në vitin 2016, një nga bashkëpunëtorët tanë në atë kohë ishte në Hungari dhe më pas tha se ai vlerësoi se autoritetet atje ishin plotësisht të vetëdijshme se ajo që po ndodhte në Maqedoni ishte persekutim i pastër politik nga PSP, dhe se ai është i sigurt se nëse dikush që është nën një persekutim të tillë kërkon azil në atë vend, autoritetet nuk do të ndikojnë negativisht në institucionet e tyre për të refuzuar azilin dhe do t’i lënë ato të vendosin në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime negative. Dhe nëse politikanët nuk do të kenë ndikim negativ dhe do të qëndrojnë neutralë, atëherë kjo do të thoshte që çështja jonë, e cila ishte persekutim i pastër politik, do të pranohej nga çdo institucion i lirë shtetëror si një fakt i padiskutueshëm.
Ai po ashtu tha se është një qeveri shumë sovrane që nga jashtë nuk mund t’i thuhet se çfarë duhet të bëjë, nëse nuk mendojnë ashtu dhe nuk pajtohen me të”, shkruan Gruevski.
Ai shton se Jankulloska kur e ka dëgjuar këtë ide është gëzuar si “fëmijë i vogël”.
– Më kujtohet kur e dëgjoi këtë Gordana Jankulovska, si u gëzua fort dhe hapur si një “fëmijë i vogël” me shumë komente pozitive para disa personave të tjerë që po ashtu ishin nën persekutim dhe që nuk do t’i emërtoj tani, duke thënë se do të të jetë shumë e mirë një zgjidhje e përkohshme për persekutimin politik ndaj nesh.
Edhe si juriste, ajo na tregoi ligjërisht për të drejtat që jep statusi i azilit, duke përfshirë se qeveria që kryen përndjekjen politike nuk mund të arrijë në asnjë mënyrë qëllimet për të burgosur dikë të pafajshëm, se familja mund të marrë të njëjtin status dhe të bashkohen, se i kanë pothuajse të gjitha të drejtat si qytetarë të atij vendi, duke i përshkruar në detaje etj., thotë Gruevski.