Ermal Mamaqi ka zbuluar prej pak kohësh se po xhiron serialin e parë, H.O.T, dhe here pas here tregon ne rrjetet sociale personazhe publik që do të jenë pjesë e ketij seriali.
Sot producenti na ka zbuluar se pas kaq vitesh ka vendosur që për këtë serial të ndryshojë pamjen. Ermali është shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bishtalec dhe thuajse nuk njihet.
Personazhi im në H.O.T. Sapo nisëm xhirimet e Serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni… Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do jeni shumë HOT”, shkruan Ermali krah fotove nga xhirimet.