Largimi i Kylian Mbappe ka lënë një “boshllëk” te PSG. Klubi parizien prej javësh kërkon një zëvendësues për francezin, i cili në sezonin e ri do të luajë në La Liga me Real Madrid.
Sipas “RMC Sort” bëhet me dije se drejtuesit e ekipit kampion në Ligue 1 kanë po mendonë të “peshkojnë” po në La Liga.
Sigurisht i preferuari i tyre është Vinicius Jr, por transferimi i tij duket i vështirë, pasi Reali nuk pritet të heqë dorë nga braziliani.
Por përveç Vinicius te PSG pëlqejnë edhe Lamine Yamal. Situata e këtij të fundit është thuajse e njëjtë si e brazilianit dhe duket e vështirë që Barcelona ta shesë.
Spanjolli është kthyer shumë shpejt në një pikë kyçe në formacionin e katalanasve.
Merkatoja gjithmonë rezervon surpriza dhe PSG-ja do të hidhet “all-in” në sulm për të bërë të mundur transferimin e njërit prej yjeve të La Ligas.
Mbetet të shihet se çafër do të ndodhë deri në fund të kësaj merkatoje dhe kush do të marrë vendin e Mbappe te PSG.