Temperaturat e larta deri në 33 gradë celsius ka çelur “defacto” sezonin turistik në Pogradec, ku liqeni i këtij vendi është populluar nga vizitorë të shumtë.
Edhe pse një ditë jave, që prej paradites së sotme, banorë të Pogradecit dhe pak vizitorë kanë zgjedhur të sfidojnë temperaturat e larta me freskinë e liqenit të Ohrit.
Fundjavat pritet të popullojnë më tepër qytetin e Pogradecit me vizitorë, ndërsa data 15 qershor do te jetë dita kur do çelet sezoni turistik në këtë qytet.