Alvaro Morata vlerëson kuqezinjtë para ndeshjes së 24 qershorit: Edhe Shqipëria ka lojtarë konkurrues

Futbollisti spanjoll, Alvaro Morata ka folur para ndeshjes së Spanjës ndaj Shqipërisë.

Morata fillimisht bëri të ditur se nuk janë favorit për këtë Evropian, pasi ka edhe skuadra të tjera spektakolare.

“Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti”, u shpreh ai.

Derisa, potencoi se kombëtaret përfshirë edhe atë shqiptare kanë lojtarë konkurrues.

“Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League. Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, theksoi sulmuesi i Atletico Madrid, transmeton Klankosova.tv

Takimi Shqipëri – Spanjë do të zhvillohet më 24 qershor në Dusseldorf.


Shtuar 10.06.2024 17:26