Armando Broja kthehet në “mollë sherri”, një tjetër klub rivalizon Milanin për shërbimet e shqiptarit

Armando Broja është një temë “shumë” e nxehtë në këtë merkato verore, por jo vetëm për Milanin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që është në pronësi të Chelseat e ka të sigurt largimin nga këta të fundit, por ende nuk ka gjetur “shtëpi” të re.

Shefi i skautëve të Milanit, Geoffrey Moncada fluturoi drejt Londrës, duke e bërë të qartë seriozitetin e interesimit të kuqezinjve për Armando Brojën.

Synimi i “Djallit” është që ta transferojnë shqiptarin me një çmim të favorshëm, ndoshata një huazim me të drejtë blerje 15-20 milionë euro.

Por në orët e fundit është raportuar se një tjetër ekip është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar.

Everton është në bisedime serioze me Chelsean për të nënshkruar me Brojën. Sipas “SkySportsUK”, Armando Broja mund të jetë pjesë e një marrëveshje që kap vlerën e 30 milionë paundëve.

Në këtë mënyrë, Milani po mundohet ta monitorojë me kujdes rastin “Armando Broja”, pasi kuqezinjtë e shohin shqiptarin si pasardhësin ideal të Olivier Giroud.


Shtuar 10.06.2024 17:25