Fluks pushuesish nga Kosova në Shëngji, trafik i rënduar në Milot – Lezhë

Erdhi vera e bashkë me të dhe trafiku i rënduar. Nëse keni plan për tu nisur drejt bregdetit matuni dy herë, pasi duhet të llogarisni se mund të qëndroni të bllokuar me orë në trafik.

Në Lezhë mëngjesin e sotëm janë regjistruar qindra makina të cilët udhëtojnë drejt bregdetit të Shëngjinit.

Fluksi i pushuesve kryesisht kosovarë ka sjellë dhe trafik të rënduar përgjatë superstradës Milot – Lezhë dhe në rrugën e Shëngjinit.

Ky është vetëm fillimi i një kaosi që pritet të shoqërojë rrugët e Lezhës gjatë këtij sezoni veror pasi rrugët e ngushta dhe pa standard nuk përballojnë dot fluskin e automjeteve.


Shtuar 8.06.2024 11:53