Mëngjesin e kësaj të shtune, është raportuar se një automjet është përfshirë nga flakët në bypass-in e Murrizit.
Siҫ duket edhe nga pamjet, makina është nën pushtetin e zjarrit.
Në lidhje me rënien e zjarrit, dyshohet se shkak ka qenë nxehja e motorrit të makinës.
Motori mund të jetë nxehur, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është malore.
Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.