Divorci është afër! Jennifer e ka ‘rraskapitur’ Ben, çifti merr këtë vendim

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në faza të ndryshme të jetës tani që periudha e muajit të mjaltit është “shuar”. Kështu raportojnë  mediat e huaja.

Martesa e çiftit është rrënuar nga thashethemet e vazhdueshme për ndarje dhe burime të afërta me çiftin po e theksojnë akoma më shumë. Dyshja kanë “marrë pak hapësirë për të përcaktuar nëse marrëdhënia është e duhura për të dy“.

Aktori me sa duket “nuk pajtohet me stilin e jetës së Jennifer” dhe ndihet “i lodhur” nga martesa, tha burimi i brendshëm.

Burimi shtoi se dyshja, e cila u martua në vitin 2022, janë në “dy faqe krejtësisht të ndryshme shumicën e kohës” dhe se “faza e tyre e muajit të mjaltit ka kaluar”.

J.Lo thuhet se ka filluar të rrisë angazhimet e saj në punë dhe të përgatitet për turneun e saj të ardhshëm “This Is Me… Live”, i cili fillon muajin e ardhshëm.

Dyshja kanë qasje të ndryshme ndaj prindërimit dhe financave, gjë që më pas i ka “rënduar” problemet e tyre martesore.


Shtuar 30.05.2024 11:52