Parashikimi i motit 30 Maj 2024, temperatura deri në 28 gradë Celcius

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë, do të dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira, ku më të theksuara do të jenë në ekstremin verior duke rrezikuar reshje të pakta shiu, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, duke gjeneruar shira të për-kohëshëm përjashtuar vijën bregdetare, e cila do të paraqitet me kthjellime dhev ranësira të shpeshta, por pa reshje.

Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferiken në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë kostante në mëngjes, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 28 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 30.05.2024 07:28