Bllokohet aksi Orikum-Dhërmi/ Mjeti i tonazhit të rëndë pëson defekt

Bllokohet aksi rrugor në zonën e Llogarasë, në afërsi të vendit të quajtur Çesma. Shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili ka pësuar defekt, duke bllokuar një anë të rrugës nacionale.

Prej më shumë se një ore, makinat qëndrojnë në radhë për të kaluar. Në zonë ka mbërritur edhe policia për të bërë të mundur hapjen dhe lëvizjen e mjeteve që janë të shumta.

“Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës”.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës.


Shtuar 29.05.2024 14:34