53-vjeçari tenton të vetëvritet me armë zjarri brenda banesës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në Tiranë në rrugën “Mihal Grameno” , ku një 53-vjeçar ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se 53-vjeçari me iniciale A.T ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Shtuar 28.05.2024 18:51

Tags: