Siljanovska-Davkova i dërgon urimet Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes në krye të Kosovës

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar prof. dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente e Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Urimi u publikua përmes një postimi në rrjetin social X, ku Siljanovska-Davkova nënvizoi lidhjen e tyre të përbashkët me botën akademike dhe shprehu vullnetin për një bashkëpunim më të afërt mes dy shteteve.

“Urime të sinqerta prof. dr. Justina Shiroka-Pulës për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Si kolege profesoresha, mezi pres të bashkëpunoj ngushtë me të për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të promovuar stabilitetin rajonal dhe për të çuar përpara të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. I uroj sukses në mandatin e saj!”, ka shkruar Siljanovska-Davkova.

Mesazhi i presidentes maqedonase u bë publik pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Shiroka-Pulës në postin e presidentes së vendit.

Siljanovska-Davkova theksoi gjithashtu nevojën për të thelluar raportet dypalëshe, për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe për të avancuar rrugëtimin evropian të të dyja vendeve.