Plani i kandidatit për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, për drejtimin e skuadrës kaloi nëpër disa ndryshime, duke nisur me Mikel Artetën, vijuar me Jurgen Kloppin dhe përfunduar me rikthimin e Jose Mourinhos.
Të lidhura
None found
Sipas “The Athletic”, Riquelme e kishte përfshirë trajnerin e Arsenalit në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan. Arteta konsiderohej një alternativë interesante për klubin madrilen në periudhën kur pritej ndryshimi në stolin e trajnerit.
Emri i spanjollit u mor në konsideratë edhe pse ai sapo kishte firmosur një kontratë të re katërvjeçare me Arsenalin, pas suksesit të klubit në Ligën Premier.
Me kalimin e kohës, Riquelme rishikoi preferencat e tij dhe vendosi ta shihte Jurgen Kloppin si zgjedhjen kryesore për drejtimin e Real Madridit.
Megjithatë, zgjedhjet presidenciale u fituan nga Florentino Perez, i cili zgjodhi ta rikthente Jose Mourinhon në stolin e skuadrës.
Për pasojë, Arteta mbeti vetëm në fazën fillestare të diskutimeve dhe vazhdoi detyrën e tij te Arsenali.
Trajneri spanjoll është përmendur më herët edhe si kandidat i mundshëm për klube të tjera të mëdha, mes tyre Barcelona, por ai ka vijuar të drejtojë Arsenalin. Në të njëjtën kohë, Real Madridi ka pasur një nisje të paqëndrueshme të sezonit me Mourinhon në krye, çka ka rritur dyshimet mbi vendimin për rikthimin e portugezit.





