Gazment Bardhi dënon kërcënimin ndaj gazetarit Almer Toska: Institucionet të marrin masa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërcënimit të gazetarit Almer Toska nga Agron Tare, vëllai i Igli Tares.

Sipas Bardhit, një situatë e tillë është dëshmi e funksionimit të një shteti mafioz. Ai u ka kërkuar organeve kompetente të ndërhyjnë dhe të marrin masa për mbrojtjen e gazetarëve.

Të lidhura

None found

“Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska, nga familjarë të një të pandehuri të SPAK për pastrim parash.

I bëj thirrje urgjente organeve ligjzbatuese të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë”, shkruan Bardhi.