Kur bëhet fjalë për pajisjet me ekrane të përkulshme, Apple nuk nxiton.
Edhe pse kanë plane për këtë lloj pajisjeje, prezantimi i tyre nuk duhet pritur për disa vite, madje edhe kur të shfaqen, pyetja është se cila pajisje do të jetë.
Më herët u përmend se Apple po planifikon një iPad apo edhe një Mac me ekran fleksibël, por do të zbulohet se cilat janë planet e tyre në të vërtetë, sepse sigurisht që nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Megjithatë, këtë javë u shfaqën informacione për një patentë të paraqitur nga Apple, e cila i referohet ekraneve fleksibël dhe sipas kësaj, Apple mund të prezantojë një pajisje me “ekran fleksibël vetë-shërues”.
Në ekrane të tilla, gërvishtjet e vogla duhet të “riparohen” vetë, pa qenë nevoja ta merrni pajisjen për riparim.
Vetë patenta nuk i referohet ndonjë pajisjeje specifike, por thekson se si ekrane të tillë mund të përdoren në telefona, tableta, kompjuterë, monitorë dhe pajisje të tjera. Ky material mund të mbulojë vetëm pjesën ku përkulet ekrani ose të gjithë ekranin.
Është interesante se ekrani mund të “shërohet” pa pasur nevojë për ndonjë veprim të përdoruesit apo ndërhyrje të jashtme.
Gjithashtu, përdoruesit mund të paracaktojnë rendin në të cilin do të riparohet ekrani, d.m.th., vetë-shërimi mund të aktivizohet gjatë karikimit të pajisjes, nëse bëhet fjalë për karikim me valë ose kur përdorni një kabllo.
Sigurisht, vetë aplikimi për patentë nuk do të thotë që kompania do të prezantojë në të vërtetë një material të tillë, domethënë pajisje në të cilat ekranet do të mund të rinovohen.
Nga ana tjetër, është mirë të dimë se në cilin drejtim po mendojnë dizajnerët e Apple, e megjithatë ekziston mundësia që një ditë në të ardhmen të kemi në dispozicion pajisje për të cilat nuk do të shqetësohemi nëse i hedhim dhe ekrani dëmtohet.