Largimi i Donnarummas dhe largimi i mundshëm i Romanoglit, Milani do ta vendos shiritin e kapitenit në një krah tjetër.
Kessie, Ibrahimovic dhe Kalabria janë kandidatët e mundshëm për tu bërë i pari i rosonerëve në fushën e blertë.
Tifozët tani po kërkojnë që kapiten i skuadrës të emërohet mbrojtësi danez, Simon Kjaer.
Heroizmi i tij në rastin e Eriksenit e ka mahnitur botën dhe Milani ka nevojë për një të tillë.
Pioli dhe drejtuesit e Milanit do ta shqyrtojnë mundësinë derisa hashtagët #KjaerCapitano dhe #KjaerMilanCaptain janë të popullarizuara në Twitter.