Maturantët e Fierit hyjnë në ambientet e DAR, debatojnë me drejtoreshën

Maturantët e Fierit edhe sot kanë dalë në protestë për provimin e Matematikës. Pas vendimit të ministrisë për të ulur pragun minial të pikëve për çdo notë, ata nuk janë të kënaqur dhe shprehen se presin një vendim më konkret, përndryshe do të bojkotojnë provimin e lëndëve me zgjedhje që zvillohet nesër.

Maturantët e fier gjithashtu kanë hyrë në ambientët e brendshme të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe kanë debatuar më drejtoreshën. Kjo e fundit u ka thënë se gjuha e tyre e komunikimit nuk është e përshtatshme dhe se nuk kishin pse të futeshin në ambientet e brendshme të institucionit duke qenë se Ministria tashmë ka marrë një vendim.

Nga ana tjetër, maturatët janë përgjigjur duke thënë se i kishin tre përfaqësues për të dëgjuar deklaratën e DAR, por vetëm zhurma mund t’i bëjë të reagojnë.

Në fund, drejtoresha thotë që përfaqësuesit do t’i presë në zyrë./albeu.com

Shtuar 14.06.2021 13:00