Protesta e maturantëve, dorëzohen gjimnazistët: Po, futemi nesër në provim

Maturantët në Fier sot dolën në protestë për provimin e matematikës duke u shprehur se niveli i pyetjeve ishte mbi mesatarën.

Edhe pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, studentët deklaruan se kërkojnë më shumë sqarime duke kërcënuar se nuk do të futen në provimin e radhës që mbahet ditën e nesërme.

Pas takimit me Drejtoreshën Rajonale të Arsimit, mësohet se maturantët janë sqaruar më tepër mbi atë që do ndodhë për provimin e Matematikës, duke lënë protestën dhe deklaruar se do të marrin pjesë në provim. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 14.06.2021 13:16