Vendi ynë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar deri pas mesdite, kur priten shtim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në veri dhe zonat qendrore.
Në verilindje të vendit, priten stuhi afat-shkurta breshëri. Parashikohet që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike, të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 28 °C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.