Albano “paralajmëron” Florin: Do të them diçka gjatë spektaklit

Albano Bogdo gjatë një diskutimi me Florian Agalliun e “paralajmëroi” se do të zbulojë diçka gjatë spektaklit të “Ferma VIP”.

Sipas tij, kjo gjë do e bëjë atë një gjeni ose një idiot. Nga ana tjetër, Flori e pyeti se për çfarë bëhet fjalë, por fermeri refuzoi të jepte detaje.

Pjesë nga biseda:

Albano: Nesër do të them diçka gjatë spektaklit ose do të jem një gjeni ose një budalla.

Flori: Ke zbuluar ndonjë gjë?

Albano: Kam 3 javë që në fillim të Majit, por nuk isha i sigurtë. Dje u sigurova dhe do flas nesër.

 


Shtuar 16.05.2024 16:52