Partnerja e “Lea”-s reagon pas ndarjes nga jeta të artistes: Humbja jote më la tërësisht të papërgatitur

Pas vdekjes së artistes 25-vjeçare Rinesa Qeriqi, e njohur si Rinesancë dhe si “Lea” përmes këngës së Alban Skënderajt, partnerja e saj ka bërë reagimin e parë publik. Ajo publikoi në Instagram një mesazh të ndjerë për humbjen e artistes.

Në shkrimin e saj, partnerja e Rinesës e cilësoi atë si forcën dhe botën e saj, ndërsa shprehu dhimbjen për kohën e pamjaftueshme që patën së bashku. Ajo tha se artistja qëndroi e fortë deri në fund dhe se dashuria për të do ta ketë ndryshuar përgjithmonë.

Të lidhura

None found

“Bearie jem,

Ti ishe forca ime, universi im dhe ylli im. Asgjë nuk do të mund të më përgatiste për një dashuri dhe një humbje të përmasave të tilla. Më dhemb pafundësisht që nuk pate më shumë kohë. Zemra ime është thyer krejtësisht dhe, sa më gjatë përballem me këtë realitet, aq më e pabesueshme më duket gjithçka.

Ti luftove deri në fund, ashtu siç di vetëm një e fortë si ti. Për mua ishte nderi më i madh të të dashuroja, të jetoja çdo çast me ty dhe të qëndroja pranë teje. Dashuria për ty më ka ndryshuar dhe më ka bërë një tjetër njeri, përgjithmonë dhe për mirë. Sa me fat kam qenë që jam dashur prej teje!

Rina ime e bukur, të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të vazhdoj të të dua deri në ditën kur të vdes. Shpresoj që shpirti yt të gjejë paqe, mjalti im. Do të takohemi sërish”, shkruan ajo.


Shtuar më 25.10.2026 14:32