E rëndë në Elbasan/ Lëndoi veten me xham teksa ishte i dehur, 27-vjeçari ndërron jetë në spital

Mëngjesin e sotëm, një 27-vjeçar ka humbur jetën pas disa dëmtimeve që kishte marrë në krah. Policia thotë se i riu është dërguar rreth orës 17:30 të së dielës në spitalin e Elbasanit, pasi ka dëmtuar veten me xhamin e banesës së tij teksa ishte në gjendje të dehur.

Sipas uniformave blu, ai ishte në gjendje të dehur.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi 27-vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm”, njofton policia.  


Shtuar 6.05.2024 13:02