Historike/ Shqipëria merr medaljen e artë në Botërorin e Gjimnastikës (VIDEO)

Gjimnasti Matvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë, ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikën Artistike në Osijek të Kroacisë.

Një sukses fantastik ky për Shqipërinë, që mban gjallë shpresën për medaljen e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Sportisti rus që garon për flamurin shqiptar, arriti të linte pas kazakun Nariman Kurbanov, si dhe Meszarosin.


Shtuar 12.06.2021 17:37