EURO 2020/ Wales – Zvicër, zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Uellsit dhe ajo e Zvicrës kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë në EURO20 në grupin A.

Ndeshja mes dy shteteve u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan IndeksOnline

Sipas UEFA-s, futbollisti i ndeshjes ishte Breel Embolo.

Lojtari i Monchengladbach shënoi golin e parë në ndeshje, për të cilin u asistua nga Xherdan Shaqiri.


Shtuar 12.06.2021 17:40