“Nuk ka aktrim që shpëton Ramën e Veliajn”, Noka: Kryebashkiaku kreu i një organizate kriminale

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare. Deputeti democrat flamur Noka iu përgjij ministres Elisa SPiropali e cila ironizoi opozitën duke thënë se “Rama ka blerë edhe Rain”, televizionin italian, i cili mbrëmjen e djeshme nuk transmetoi pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë.

Noka tha se kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është kreu i një organizate kriminale. Ai shtoi se Veliaj duhet që të tregojë se ku kanë shkuar 130 milionë eurot e inceneratorëve.

Flamur Noka: Elisa Spiropali sillet si aktore. Spiropoali bën vetëm aktrim. Nuk ka aktrim që shpëton Ramën dhe Veliajn në situatën që ndodhen. Rama dhe Veliaj janë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Opozita ka bërë me dije se në Shqipëri qeveris mafia. Këtë kanë nisur ta thonë mediat ndërkombëtare.

Po thonë mediat e huaja që mafiet janë në pushtet. Veliaj me deklaratat e tij varrosi reformën në drejtësi. SPAK duhet ta pyesë Veliajn se ku shkuan 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës? Dokumentet e akuzojnë Veliajn si kreun e një organizate kriminale. Prokuroria ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen e Altin Dumanit ose të arrestojë Erion Veliajn. Duhet arrestuar, sepse ka falsifikuar edhe firmën e Këshillit Bashkiak./albeu.com 


Shtuar 29.04.2024 17:51