“Interesi është tërësisht banal dhe jo parimor” Protesta e opozitës para bashkisë, Veliaj: Dogjën një monument kulture

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e djeshme, të thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas Veliajt, godina e bashkisë është monument kulture, ndërsa shtoi se interesi i protestës është tërësisht banal dhe jo parimor.

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh. Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor”, tha Veliaj.

Të lidhura

None found


Shtuar 27.04.2024 19:55