Egnatia – Kukësi do të jetë përballja e finales së Kupës së Shqipërisë.
Rrogozhinasit kanë eliminuar Vllazninë me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Alivoda tundi rrjetën në minutën e 29 dhe e dërgoi takimin drejt minutave shtesë.
Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93-të, duke shtuar buzëqeshjen në kampin shkodran.
Por kur të gjithë prisnin golin e Vllaznisë, ndodhi e kundërta. Egnatia tregoi karakter dhe në minutën e 103-të shënoi golin e barazimit me anë të Montenegros.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, çka bëri të mundur kalimin e Egnatias për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë.