Në një prononcim për Ekonomia Online, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka konsideruar se mombështetja e sanksioneve kundër agresionit rus në Ukrainë, nga disa vende të rajonit, mund t’a sjellë Ballkanin në situata jo të favorshme.
Sipas tij, kjo për faktin që rajoni në këtë rast Ballkani Perëndimor, historikisht ka qenë i lënduar në situata të caktuara.
Për këtë kryeministri Xhaferi, ka theksuar se është e rëndësishme që vendet e rajonit të kenë qëndrimet e tyre, duke kundërshtuar agresionet që destabilizojnë rajonin.
“Nuk është çështje që mund ta them unë, ta konstatoj se sa është e rrezikuar, ajo është çështje e ndërlidhur. Parimi i enëve të ndërlidhura vlen edhe këtu, për faktin që nëse në rajon një vend nuk mbështeten sanksionet kundrejt Federatës ruse dhe nuk deklarohet kundër agresionit rus në Ukrainën. Nuk ka qëndrim të caktuar kundrejt raporteve në lindje të mesme, nuk do mend që rajoni jonë edhe historikisht është rajon fragjil, do të thotë i lënduar në situata të caktuara”, ka thënë ai.
Xhaferi, ka kërkuar që vendet duhet të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuara në rregullimin e raporteve për t’i tejkaluar situata të cilat mund ta sjellin në rrezik rajonin.
Gjithashtu, ai ka theksuar se çdo vend duhet që t’i jape përparësi dialogut e diskutimeve.
“Nga kjo buron që ne të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm, të kujdesshëm dhe të angazhuar në rregullimin e raporteve tona dhe në tejkalimin e situatave të mundshme që të japim përparësi dialogut, mirëbesimit, diskutimit përparësi gjithnjë do të thotë bisedimeve para çdo elementi tjetër. Por gjithsesi çdo linjë duhet bërë përpjekjet e veta dhe vlerësimet e veta për atë se si është se çka është situata”, është shprehur ai.