Qëllon me thikë bashkëmoshatarin grek, arrestohet 15-vjeçari shqiptar! Policia i prangos edhe babain, ja arsyeja

Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar 15-vjeç pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Markopoulos .

Sipas mediave greke, dy të miturit janë përleshur me njëri tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e plagosur 15-vjeçarin grek.

Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë dhe ka ndodhet i shtruar në spital.


Shtuar 21.04.2024 22:22