Barcelona ka mbetur me një futbollist më pak në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Ronald Araujo është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 29-të.
Uruguaiani mori të kuqi shkaku i një ndërhyrjeje si lojtar i fundit ndaj Bracolas.
Ndryshe, rezultati momental i ndeshjes është 1-0 për Barcelonën kurse rezultati i përgjithshëm 4-2.