Lidhja e Eglës, ish-banorja e ‘BBV’: Gëzon gjysmën e biznesit të italianit

Egla ka habitur të gjithë me historinë e saj, se jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kur papritur zbuloi se ka një lidhje dashurie. Gazetarja Rudina Demneri ka qenë ajo që ka zbuluar detaje lidhur me jetën personale të Eglës, e cila me fanatizëm e ka ruajtur. Paloma tha se Egla ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, por gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit.

“Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri, di që ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Por për këtë shqiptarin…duhet të na kishte kontaktuar më përpara. Por nga ajo që unë di në vija të përgjithshme, është që Egla ka patur një lidhje të gjatë me një person të huaj, kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë dhe gëzon gjysmën e biznesit. Për këtë shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani. Ajo shumë mirë e bën që ruan jetën private”, tha Paloma në emisionin “Breaking”.

Më tej, Paloma kritikoi sjelljen e Eglës brenda shtëpisë.

Pjesë nga intervista:

Fiori Dardha: Egla na ka befasuar

Paloma: Me burrat e saj?!

Fiori: Me burrat? Një na ka treguar

Paloma: Kur Egla flet për dashurinë jashtë, ajo është mishërimi i fjalëve që e tejkalojnë masën. Me një dashuri jashtë nuk do ishte bërë kaq egërsirë.

Fiori: Është lojë nervash ai format

Paloma: Po flas për degradime, ofendime. Në primen e fundit më la shumë për të dëshiruar.


Shtuar 15.04.2024 19:19

Tags: ,