Mbrojtësi senegalez 19 vjeçar, Mikayil Faye i cili u transferua në Barcelonë nga klubi i kategorisë së tretë kroate, NK Kustosija verën e kaluar, mund të debutojë për ekipin e parë të gjigantëve katalanas në ndeshjen e ligës kundër Cadiz të shtunën.
Faye ka luajtur për ekipin e dytë të Barçës deri më tani dhe ka qenë në mesin e rezervave në ndeshjet e ekipit të parë disa herë.
Trajneri i Barcelonës Xavi në konferencën për shtyp para ndeshjes ka thënë se ai është gati për të luajtur.
“Mika Faye është gati, nesër mund të jetë dita e tij e madhe për debutimin e tij. Unë e konsideroj gati të jetë pjesë e ekipit tonë të parë.
Ai është një talent interesant dhe nesër mund të jetë momentin e tij”, deklaroi Xavi.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, Barcelona i ka paguar klubi kroat 1.5 milion euro, por me bonuse kjo shumë mund të rritet ndjeshëm, ndaj debutimi i senegalezit është një lajm i mirë për skuadrën e kategorisë së tretë të Zagrebit. /Telegrafi/